Celebrities Gossip Showbiz

Po mendojnë fejesën? Sarah zbulon planet e së ardhmes me PM!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Duket se marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit po shkon mjaft mirë pas daljes së dyshes nga “Big Brother VIP”, ku ata shihen shumë shpesh nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe nuk na i kursejnë postimet shumë ‘cute’. Gjatë kohës që Sarah ka qenë brenda shtëpisë, e shprehte shpesh mallin që kishte për Pajtimin, e duket se tanimë fati vendosi që ata të jenë jashtë së bashku.

E padyshim, dyshja kanë krijuar dhe ndjekësit e tyre, të cilët duan t’i shohin sa më shumë bashkë, ndaj dhe mezi presin që gjërat mes tyre të bëhen sa më serioze. Kështu ka ndodhur së fundmi, teksa blogerja ka bërë një ‘Ask’ me ndjekësit e saj dhe është pyetur nëse ka plane për fejesë, ajo ka treguar se në fakt nuk e mendon diçka të tillë pasi është ende herët.

Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/ martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj.

 

Para disa ditësh, dyshja nisi dhe pushimet e tyre të para si çift. Përmes disa postimeve në InstaStory, Sarah tregoi se zgjodhën Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për stinën e dimrit.

Duket se gjërat po shkojnë më së miri për çiftin dhe se ata deri tani kanë ditur ta ruajnë marrëdhënien e tyre. Ndërkohë Sara dhe PM duhet thënë se janë çifti më i pëlqyer i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nga publiku.