Celebrities Gossip Showbiz

“Po minimizoj faktorët stresues”, Fjoralba Ponari tregon se çfarë i shkaktoi problemin me flokët!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Prezantuesja është mjaft aktive në rrjete sociale ku dhe ndan momente me ndjekësit e saj e para disa ditësh zhvilloi një ‘Ask’ në Instagramin e saj për të shuar kuriozitetin e disa ndjekësve lidhur me jetën e saj personale dhe jo vetëm. Dikush në fakt i bëri një ‘pyetje’ shumë paragjykuese ku me çfarë ka parë nga rrjetet sociale, iu drejtua Fjoralbës me pyetjen:“Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë ‘stress free’ pa halle, gjithmonë e qeshur.”  Dhe përgjigja e bukuroshes ishte shumë e vërtetë dhe frymëzuese, teksa tregoi gjithashtu se nga stresi i tepërt ka dhe rënie të flokëve.

E pak minuta më parë me anë të disa video-ve Instastory, bukuroshja falenderoi ndjekësit dhe për më tepër vajzat që i kanë treguar disa kura si të rregullojë problemin me rënien e flokëve dhe gjithashtu u shpreh sa ka vendosur të minimizojë faktorët stresues.

Së fundmi gazetari i njohur, Ervin Kurti e ka etiketuar moderatoren në një ‘Ask’ të tij të postuar në ‘Instastory’, ku ndjekësit e kanë pyetur Ervinin nëse Fjoralba është martuar dhe gazetari na shtoi dyshimet me përgjigjen e tij. Por, në po këtë ‘Ask’, bukuroshja na tregoi se nuk ka për momentin asnjë martesë në horizont.