Health & Beauty

Po përjetoni një krizë në çift por bashkëjetoni me njëri-tjetrin? Ja si t’i shkëpusni dalëngadalë marrëdhëniet mes jush…

Sipas “U.S. Census Bureau” të SHBA-së, numri i partnerëve të pamartuar që jetojnë së bashku pothuajse u trefishua në dy dekadat e fundit. Nëse jeni duke kaluar në një ndarje ndërsa jetoni së bashku, nuk jeni vetëm. Lexoni për hapat që duhet të ndërmerrni që do të ndihmojnë për ta bërë ndarjen sa më të lehtë dhe miqësore të jetë e mundur.

1. Caktoni një datë se kur do të largoheni

Merrni vendimin për t’u larguar sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do t’ju ndihmojë të mbani vrullin për të gjitha vendimet tuaja të tjera. Nëse jeni të dy me qira, të dy jeni përgjegjës për qiranë, kështu që vendosni se cili prej jush është në një pozicion më të mirë për të marrë të gjithë pagesën e qirasë ose të hipotekës kur njëri prej jush largohet. Mund të nënkuptojë gjithashtu që njëri prej jush vendos të ndihmojë tjetrin me koston e akomodimit në një shtëpi tjetër dhe të dy të ndani të gjithë shpenzimet e jetesës për vendbanimin tuaj origjinal. Kaloni pak kohë duke përcaktuar kostot financiare dhe emocionale të secilit opsion.

2. Respektoni idetë tuaja të reja për hapësirën

Vendosni sa më shumë rregull për ndarjen e hapësirës të jetë e mundur. Adresoni gjëra të tilla si kush do të flejë ku dhe si do të trajtohen punët. Në këtë fazë do të jetë e vështirë të ndiqni të njëjtën rutinë si më parë. Pra, nëse dikur i dashuri juaj mund të lante enët e darkës dhe ti bëje gatimin, tanimë të qëndrosh në këto zakone të marrëdhënies nuk është aspak e shëndetshme për asnjërin prej jush. Hapësira juaj tani do të bëhet pak më “stil i shokut të dhomës”, ndaj trajtojeni si të tillë. Flisni për ditë specifike të javës që ju ose ish-i juaj mund të keni miq, në mënyrë që personi tjetër të planifikojë të dalë jashtë. Madje ne ju këshillojmë që të mos bëni njohje të reja në atë periudhë që ai po jeton akoma me ju dhe ju nuk i keni finalizuar akoma gjërat mes jush.

3. Bëni një bisedë të detajuar për financat

Nëse financat janë të komplikuara, mund të merrni parasysh ndërmjetësimin e familjes. Të kesh një palë të tretë objektive që t’ju ndihmojë të ‘lundroni’ në pyetjet e duhura për t’i bërë njëri-tjetrit dhe të jeni një zë i arsyes gjatë një kohe emocionale. Diskutimet për paratë përfshijnë gjithçka, nga ndarja e mundshme e llogarive bankare deri te blerja e mundshme e një produkti shtëpiak të cilin dëshironi ta mbani.