Celebrities Gossip Showbiz

Po pret hapin e parë nga Adisi? Fifi rrëfehet ‘pa dorashka’: “Unë s’i propozoj atij…”

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Dyshja nuk na i kursejnë momentet romantike apo dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale, ku edhe pse për një kohë të shkurtër në lidhje gjërat mes tyre duket se po bëhen tepër serioze. Në një rrëfim të sinqertë, gjatë intervistës për “Prive Reality”, teksa është pyetur se kur do të hedhin hapin e madh, Fifi ka treguar se gjithçka është në dorë të Adisit.

Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam grua. Gjithmonë kam qenë burri. Kam menduar, por tani e kam kuptuar se çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlerësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si grua. Në ditën e parë që e kam takuar kam thënë “ai është i duhuri”.  

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte artistja shumë e dashur dhe e komentuar, Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”.