Lancio Music

Po prisni albumin e tretë të Zayn Malik?! Ja kur do të publikohet!

Këngëtari i njohur, Zayn Malik ka publikuar së fundmi këngën më të re të tij, që mban titullin “Vibez”. Kjo është kënga e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”. “Vibez” pasoi projektin “Better”, të cilin ai e publikoi në shtator të vitit 2020. Kanë kaluar vetëm disa orë nga momenti që Zayn e publikoi klipin e këngës në Youtube dhe deri më tani ai ka arritur mbi 2 milionë klikime.

Ndërkohë albumi i tretë i Zayn, “Nobody Is Listening” do të vijë më shpejt nga ç’e mendonim ne. Artisti ka zbuluar se albumi do të lançohet në 15 janar. Rikujtojmë, se prej disa muajsh jeta e Zayn dhe partneres së tij, njëkohësisht modeles së famshme, Gigi Hadid, ka marrë drejtim tjetër, pasi u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.