Celebrities Fashion Health & Beauty

Po “pushtojnë” botën, fëmijët e VIP-ave që kanë zgjedhur modelingun si karrierë!

Shumica prej nesh do të pajtoheshin që modelingu është një punë e vështirë, por këta fëmijë të personazheve të famshëm arritën të dëshmonin të kundërtën. Ata kanë mahnitur industrinë me bukurinë e tyre dhe ndjenjën e modës që i ngjan besimit dhe zgjuarsisë së prindërve të tyre. Njihuni me disa foto të fëmijëve të personazheve të njohur të cilët u bënë model të suksesshëm:

1. Romeo Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham

Romeo Beckham bëri debutimin e tij të parë në modeling në moshën 10-vjeçare me një nga markat më të njohura. Vetëbesimi i tij i ka çuar fotosesionet dhe karrierën e modelingut në tjera nivele dhe sa herë që ai shfaqet, njerëzit nuk zhgënjehen sepse ai performon shkëlqyeshëm.

2. Lily-Rose Depp, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis

Në moshën 17-vjeçare, Lily-Rose Depp filloi të impresiononte publikun. Asaj iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi atë. Ajo bëri debutimin e saj si modele me një markë të nivelit të lartë teksa ecte në pasarelë së bashku me disa prej personazheve më të famshëm në botë.

3. Sistine Stallone, vajza e Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin

Sistine Stallone në moshë të re, u kontaktua nga një agjenci e madhe dhe e njohur modelingu dhe që prej kohësh ajo ka pasur mundësinë të punojë me disa nga fotografët më të famshëm në botë.

4. Dylan Jagger Lee, djali i Pamela Anderson dhe Tommy Lee

Dylan Jagger Lee që në moshë të re ka punuar me marka të ndryshme të famshme, duke portretizuar modën në stile dhe poza të ndryshme. Modelingu është një nga talentet e tij të shumta dhe sa herë që ai ecën në pasarelë, të gjithë kthejnë kokën.

5. Paris Brosnan, djali i Pierce Brosnan

Paris Brosnan, pavarësisht moshës së tij të re, mundi të bënte emër në industrinë e modës, duke krijuar markën e tij dhe duke u bërë i njohur. Jo vetëm kaq, por ai dëshiron të bëjë një ndryshim në botë duke vazhduar karrierën e tij të modelingut.

6. Hailey Baldwin, vajza e Stephen Baldwin

Hailey Baldwin e filloi karrierën e saj të modelingut në vitin 2014 dhe me pasionin e saj, ajo arriti të tërhiqte vëmendjen e industrisë së modës, duke bashkëpunuar me marka dhe revista të ndryshme të famshme dhe duke bërë të njohur emrin e saj.

7. Jack Marsden, djali i James Marsden

Në shfaqjen e tij të parë në vitin 2018, Jack Marsden eci me një ekuilibër të mprehtë që i impresionoi të gjithë, përfshirë edhe babain e tij, i cili është i mahnitur dhe krenar duke ditur se djali i tij do të ketë një karrierë të frytshme modelingu.

8. Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford

Kaia Gerber konsiderohet si një nga modelet më të mira në industri. Që moshën 10-vjeçare ajo dëshmoi se ishte një modele natyrale dhe aktualisht ka një partneritet me një nga markat kryesore të modës.