Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Po sikur të lidheshit me atë që latë para më shumë se 10 vitesh për një marrëdhënie edhe më të mirë?!

Disa prej jush nuk e konsiderojnë në asnjë mënyrë rikthimin me ish-partnerin, ndërkohë që, disa të tjerë do të dëshironin t’i jepnin një mundësi të dytë atij. Duket se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i përkasin grupit të dytë, dukeqenë se, ata janë rikthyer përsëri bashkë që pas ndarjes në vitin 2004.

Dyshja po pushton mediat dhe të gjithë fansat me siguri janë në pritje të veprimit të tyre të radhës. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Jennifer postoi për herë të parë që pas ribashkimit, një foto ku çifti puthej.

Duket se Jennifer dhe Ben janë shumë të dashuruar, detaj ky, që e kemi vënë re prej shumë daljeve të tyre të përbashkëta në publik, dedikimeve e fjalëve të nënkuptuara, dhe postimit të fundit të Jennifer. Dyshja duket shumë e lumtur për faktin që janë përsëri prezentë në jetën e njëri-tjetrit.

Jo vetëm që po përjetojnë këtë ndjenjë kaq të fortë, por duket se dyshja janë më të dashuruar se kurrë. Edhe kur kthehemi pas në kohë, përsëri nuk kanë qenë kaq romantikë dhe emocional. Ndërkohë që tani, Jennifer dhe Ben ngrohin zemrat e fansave dita ditës me gjithçka që bëjnë.

Shumë faqe fansash të “Bennifer” janë hapur së fundmi duke dashur kështu të shfaqin gëzimin e madh që kanë për ribashkimin e çiftit të tyre të preferuar. Ato postojnë foto e video të shumta të dyshes. Mendojeni dhe ju, duket se rikthimi me ish-in tuaj që prej më shumë se dhjetë vitesh, mund të rezultojë në një marrëdhënie të re edhe më të mirë!