Celebrities Showbiz

Po tani çfarë ndodhi?! Brad Pitt padit ish-bashkëshorten Angelia Jolie për shkak të…

Mesa duket beteja mes Brad Pitt dhe Angelia Jolie nuk ka mbaruar ende. Aktori i njohur ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, duke e akuzuar se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre Chateau Miraval. Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau pa marrëveshje nga pala tjetër.

Por ylli i “Fight Club” pretendon në padi se ndërsa vreshti u bë “pasioni i Pitt”, Jolie ia shiti pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler, pa lejen e Brad. Dokumentet të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, thonë se:

Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e Pitt, duke i mohuar atij të drejtën e pëlqimit që i detyrohej dhe të drejtën e refuzimit të parë që subjekti i saj i biznesit i detyrohej. Ajo e shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar, duke e minimizuar kështu investimin e tij në Miraval.

Pasuria Miraval ndodhet në fshatin Correns në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francën juglindore. Rezidenca me 35 dhoma është e rrethuar nga kopshte, shatërvanë, ujësjellës, një pellg, një kishëz dhe një vresht për të cilin Pitt thotë se ka investuar një sasi të madhe parash.

Rikujtojmë gjithashtu se ekipi ligjor i Pitt muajin e kaluar i kërkoi gjykatës t’i jepte çështjes një pamje tjetër pas skualifikimit të gjyqtarit John Ouderkirk, raportoi People, duke cituar dokumentet e gjykatës. Me largimin e Ouderkirk nga çështja, një vendim që i jepte atij të drejtën për të kaluar më shumë kohë me pesë fëmijët e tij, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, u anulua, duke iu rikthyer një marrëveshjeje ligjore të krijuar më parë në muajin nëntor të vitit 2018. Gjykata e Lartë e Kalifornisë vendosi, ‘Peticioni dhe qëndrimi i refuzuar’, duke mbështetur përjashtimin nga gjykata e apelit në këtë rast.