Celebrities Music Showbiz

Po tani çfarë po kurdis ylli i muzikës Billie Eilish?

Së fundmi këngëtarja e njohur Billie Eilish ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory dy foto ndërkohë që mesa duket po paralajmëron të gjithë fansat e saj për diçka shumë interesante. Krijuesja e hitit “Happier Than Ever” ka shkruar në postimin e njërës prej fotove se:

Një video po vjen…

Tashmë ne jemi mësuar me postimet e Billie-t, të cilët gjithmonë luajnë në fillim një rol paralajmërues dhe më pas sjellin një ‘bombë’ që gjithmonë arrin që të marrë vëmendjen e duhur me gjithçka që ajo lançon dhe publikon.

Epo tani nuk është më një çokollatë, as një parfum dhe as një koleksion i ri veshjesh për fëmijët, është një paralajmërim se mos ndoshta duhet të bëhemi gati që të presim një këngë e re ose pse jo një album.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se ka dy gjëra të sigurta në këtë botë, një janë stinët që ndryshojnë çdo vit dhe e dyta është ndryshimi i ngjyrës së flokëve të këngëtares së njohur Billie Eilish. Këngëtarja 19-vjeçare e hitit të njohur “No Time To Die” tërhoqi një vëmendje shumë të madhe në fillim të këtij viti kur ndryshoi ngyrën e flokëve të saj nga rrënjët tipike jeshile me flokë të zinj në një bionde shumë të bukur. Prej afro një viti Eilish nuk e ndryshoi ngjyrën e tyre por vetëm modelin, por mesa duket ka ardhur koha tashmë për një tjetër ndryshim.

Billie Eilish i befasoi fansat dhe të gjithë ndjekësit e saj mbrëmjen e djeshme ku në rrjetin e saj social Instagram debutoi me një tjetër transformim të ri të flokëve. Ajo tashmë i ka thënë lamtumirë bjondes së saj të ndritshme dhe është kthyer në ngjyrë gështenjë.