Ndryshe Politikë

Po të hiqte dorë nga politika, çfarë do të bënte?! Erion Veliaj e paska një plan B…

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku nën moderimin e Salsanos dhe Adit, ai tregoi se çfarë e pret Tiranën tashmë që është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022” si dhe zbuloi se kë sheh ai fitues në një “Big Brother” me politikanë.

Ndërkohë, ai zbuloi se do ta dëshironte një mandat të tretë, dhe të fundit sipas ligjit, për të qenë Kryetar i Bashkisë, teksa tregoi edhe përpjekjet që ai vetë, por edhe partia ku bën pjesë, bën për të fituar besimin e qytetarëve.

Do të doja, nëse njerëzit ma japin besimin, për një mandat të tretë dhe të fundit. Ne si parti kemi marrë vendimet për fushatën tonë lokale, kemi filluar përgatitjet, sondazhet. Patronazhistët vazhdojnë, ata janë njerëzit që kanë kontaktet me të gjithë komunitetet. Siç doli dhe nga gjykata nuk ka asnjë shkelje.  Ajo që e karakterizon Partinë Socialiste është që nuk lë asgjë për në minutë të fundit. Për çdo zgjedhje ne fillojmë 2-3 vite para përgatitjtet. Kjo tregon seriozitet.

Por a do donte ai të merrte vendin e Edi Ramës?! Duke shfaqur një vlerësim maksimal për punën e tij, duket se Veliaj është vërtet i kënaqur me atë që ai vetë bën.

Nuk e kam as qëllim, as ambicie. Unë besoj që kjo është puna më e bukur që dikush mund të bëjë. E çmoj punën dhe ambicien e Edit, por puna ime është një bekim i madh, një punë e jashtëzakonshme. Është ndoshta koha më e bukur e jetës sime.

Por çfarë do të bënte Erion Veliaj nëse do të hiqte dorë nga politika?! Duket se Kryetari i Bashkisë e paska një plan B.

Nëse do të hiqja dorë nga politika, do kisha shumë dëshirë të isha pedagog, të isha profesor i shkencave politike ose i menaxhimit. Kam mësuar disa gjëra që mendoj se po t’i ndaja me njerëzit mund të ishin të dobishme për dikë që ka ambicie të shërbejë në një angazhim publik.