Celebrities Gossip Showbiz

“Po të injoroj se ti flet kot”, Ada dhe Alvisa zihen për Edin!

Takimi i sotëm në “Për’Puthen” mes Edit dhe Alvisës shkaktoi shumë debate në studio. Jo vetëm Ada dhe Edi të cilët patën një debat shumë të ashpër që degradoi në ofendime, por edhe mes dy vajzave u krijua një situatë e pakëndëshme. E gjitha nisi kur Ada u shpreh për Edin se u tregua shumë ‘fake’ në takimin me të.

E gjatë debatit mes Adës dhe Edit, Alvisa zgjodhi t’i dalë në krah këtij të fundit, duke i thënë Adës se përse e zgjodhi Edin kur nuk e pëlqente.

Pse e zgjodhe pra kur të duket si femër, kur nuk e pëlqen. Ti e puthe 20 herë në fund të takimit. 

Teksa Ada zgjodhi t’i kthehet Alvisës në mënyrë shumë të ashpër.

Ti e di pse e zgjodha, vetëm nga pamja e jashtme se kur hap gojën… Po të injoroj se ti flet kot E putha unë, vetëm unë e putha? Shko moj vë syzet të kam thënë 100 herë.

Aty ku dukej se gjërat mes tyre po shkonin mirë, ky debat duket se ka shkaktuar një krisje shumë të thellë mes tyre dhe nuk dihet nëse Ada dhe Edi do ta kenë njëri- tjetrin parasysh pas këtij debati dhe këtyre deklaratave kaq të forta. Ndërkohë që mes Alvisës dhe Edi gjërat po shkojnë më së miri dhe mbetet të presim takimet në vijim për të parë ecurinë mes dyshes.