Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Po të kisha vënë skedina do të bëja pasuri”/Dyshja më e fortë e “BBV” Iliri-Donald e parë nga sytë e Iva Tiços!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte gazetarja e njohur Iva Tiço e cila së fundmi ka qenë në rolin e opinionistes në “Fun Club” për të dhënë opinionet e saj në lidhje me banorët e “Big Brother Vip”. Tani që spektakli ka përfunduar, si e ka gjetur jeta Ivan, çfarë opinioni ka në lidhje me sherrin viral mes Xheisarës dhe Arditit dhe si e komenton ftohjes mes dy ish-banoreve Arjolës dhe Monikës. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket finalistëve të “BBV” dhe renditjes së tyre nga vendi i katërt e deri tek fituesi, Iva thotë:

Deri diku e prisja, po të kisha vënë skedina do të bëja pasuri.(qesh) Kokë më kokë ishtë e kuptushme që do të ishte Donaldi dhe Iliri. Një nga gjërat që jam fokusuar unë ka qenë mendimi i të tjerëve. Unë në gjithë këto muaj mendoj se kam qenë e drejtë, kam marrë komente të mira. Jam përpjekur të jem e ftohtë. Me të vetmin banor që kam marrëdhënie personale është Iliri, jam shmangur mos ta komentoj dhe është i vetmi nga ish-banorët për të cilin nuk kam thënë një fjalë të mirë. Ajo që më ka bërë përshtypje kanë qenë fansat e Beniadës, nuk më kanë akuzuar për asgjë, janë sheqeri dhe mjalti.

Si e komenton Iva fitoren e Ilirit, a ishte e merituar sipas saj si dhe çfarë mendimi ka për Donaldin?

Iliri shquhet për disiplinën e jashtëzakonshme që ka, këmbënguljen dhe të qenit njësoj gjithmonë. Ishte apsolutisht i vërtetë sepse Iliri ka disiplinë, është guximtar, fitimtar, do patjetër të dalë i pari, nuk do të jetë në kor por do të jetë solisti. Në shtëpi e ka treguar këtë gjë, ai gatuante, i afronte të gjithë, mori rolin e një babai të shtëpisë.

Donaldi më ka pëlqyer se përveçse ka pamjen e atij djalit të fortë, është kaq bukur të shohësh po ashtu një djalë që qan në ekran dhe për këtë gjë besoj se ka marrë dashurinë e shumë njerëzve përfshirë edhe timen. Kur Iliri vallëzoi me të ëmën, loti i Donaldit ishte i mrekullueshëm. Mendoj se Donaldi nuk kishte qëndrueshmërinë dhe disiplinën e Ilirit dhe Iliri nga ana tjetër nuk kishte mallëngjimin dhe ndjeshmërinë e Donaldit.