Celebrities Gossip Showbiz

“Po t’i kishte ndodhur vajzës tënde?”, Zhaklin debaton me Armaldon!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kiara dhe Luizi kanë debatuar dhe gjatë prime-it të sotëm, ne lidhje me incidentin e ndodhur gjatë lojës së injorimit. Situata mes Kiarës dhe Luizi u komentua edhe nga opinionistët, ku ka pasur edhe një përplasje mes tyre dhe Armaldos.

Arbër: U bënë disa emisione, asaj po i binte të fikët, liroje të dalë, mos e mbaj të bllokuar. Po na vjen turp me dhënë komente për kështu situatash.

Zhaklin: Armaldo reflekto vetë dhe kujto çfarë ke thënë dy “Prime” e kaluara. Krahasojë këtë situatë sikur t’i kishte ndodhur vajzës tëndë në shkollë.

Armaldo: Unë nuk doja të ndërhyja, pasi ata ia dintë limitet njëri-tjetrit.

Zhaklin: Me Armanldon dua që të reflektojë, nëse Kiara do kishte qenë vajza jote dhe babai i djalit të thoshte “Po hë se s’ka gjë, se akoma nuk i ka rënë të fikët”.

Situata mes Kiarës dhe Luizi u komentua edhe nga opinionistët, ku ka pasur edhe një përplasje mes Zhaklinës dhe Ermionës.