Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46 vjeçari në Pogradec!

56 emigrantë të paligjshëm u identifikuan sot në një furgon tip “Benz”, në dalje të Pogradecit.

Policia ka arrestuar 46-vjeçarin me iniciale A.M. dhe ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit, 36-vjeçarin me iniciale E.H.

Sipas policisë, dyshohet se refugjatët po shkonin drejt Tiranës. Më pas kundrejt pagesës, shtetasi me iniciale A.M. iu kishte premtuar se do t’i çonte në vendet e Bashkimit Europian.

Prokuroria e Pogradecit po vijon hetimet e mëtejshme, ndërkohë që, gjatë muajve të fundit janë të shumta raste të tilla, ku shqiptarët kapen duke ndihmuar emigrantët e paligjshëm.