Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Po ushtroheni por nuk po shihni asnjë ndryshim?! Ja çfarë duhet të konsumoni nëse doni rezultate të shpejta në rënien në peshë!

Për të siguruar një mirëqënie të mirë dhe për të pasur rezultatet më të suksesshme pas disa ushtrimeve të lodhshme fizike, çdokush duhet të ketë një dietë të mirë që t’i sigurojë energjinë e duhur. Cilido aktivitet fizik që dëshironi të zgjidhni për të pasur një formë të mirë trupore, qofshin ato sporte apo joga, duhet të krah ushtrimit të bëni dhe shumë kujdes me ushqimin.

Por cilat janë ushqimet që duhen konsumuar dhe sasia e nevojshme, duke marrë parasysh moshën, peshën apo llojin e ushtrimit që dëshironi të bëni?Ja se çfarë duhet të konsumoni para stërvitjes suaj!

2.5 deri në 3 orë para stërvitjes

Omëletë me një fetë bukë integrale, yndyrna të shëndetshme, gjysmë avokado dhe fruta të stinës si mollë, dardha, apo fryta pylli. Zgjidhni mish që nuk është i yndyrshëm, si pulë, gjeldeti apo mish viçi dhe sallatë perimesh me pak vaj ulliri. Gjithashtu një zgjedhje e mirë është orizi integrale me perime dhe peshk të pjekur në skarë.

1.5 deri në 2 orë para stërvitjes

Bollgur pa sheqer të shtuar shoqëruar me fruta të stinës, si dhe bajame ose lajthi. Mund të zgjidhni manaferra dhe djathë apo kos pa yndyrë. Gjithashtu, mund të shtoni një sasi më të vogël të frutave të thata. Lejohet deri në një copë bukë integrale me djathë të bardhë.