Celebrities Fashion

Poetja që recitoi në inagurimin e Biden-it, tanimë në kopertinën e “Vogue”!

Poetja Amanda Gorman, e njohur për publikun amerikan pas poezisë së famshme “The Hill We Climb” që shkroi dhe interpretoi gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden në janar, së fundmi ka pozuar për herë të parë për kopertinën e revistës “Vogue”.

Amanda merr një tjetër vlerësim, duke u bërë poetja e parë në botë e cila shfaqet në një koperinë të revistës me famë botërore “Vogue”. E veshur me ngjyrat e natyrës frymëzuese afrikane, 23-vjeçarja, Amansa Gorman dukej mahnitëse!

Ndërkaq ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku shprehet mjaft mirënjohëse:

Jam shumë mirënjohëse dhe pres të mos jem e fundit. Çfarë është poezia nëse nuk është bukuri…

Ajo ka thyer rekorde në tregun amerikan, pasi dy librat e saj “The Hill We Climb: Poems” dhe “Change Sings: A Children’s Anthem”, kanë kryesuar në listat e shitjeve në vend. Kur ishte 16-vjeçe ajo fitoi çmimin si poetja e re më e mirë e Los Angeles-it. Vetëm 3 vjet më vonë, ndërsa ishte studente e vitit të dytë në Harward ajo fitoi çmimin si poetja e re më e mirë në nivel kombëtar.

Poezia e saj e cila mbante titullin ‘”The Hill We Climb,”, ishte një himn ndaj ngjarjeve të dhunës që ndodhën në Capitol pak ditë para se Biden të merrte zyrtarisht presidencën. Ajo u shpre për “CBS This Morning” se:

Doja që kjo të ishte një mesazh i shpresës dhe unitetit. Dhe unë mendoj se ne të gjithë e kuptuam se sa shumë e nevojshme ishte kjo.

Por Gorman nuk është vetëm një poete e re, ajo është njëkohësisht aktiviste e të drejtave të njeriut, që ka ngritur fort zërin ndaj të drejtave të afro-amerikanëve nëpër botë. Kur ishte e vogël të gjithë e njihnin si pak ‘’të çuditshme’’, për shkak se ajo ishte një fëmijë që i pëlqente të shkruante dhe lexonte gjatë gjithë kohës.

Erdhi një moment në jetën time ku ndieja se t’i shkruaja poezitë mbi një letër të bardhë, nuk ishte mjaftueshëm për mua. Doja t’i interpretoja, tu jepja jetë, ngjyra dhe emocione ashtu si unë i ndieja. Dhe ishte ky momenti që më bëri të kapërceja frikën time të të folurit në publik. Sa herë që interpretoj, unë them me veten time: Unë jam vajza e shkrimtarëve me ngjyrë. Ne jemi pasardhës të luftëtarëve të lirisë që shpërthyen zinxhirët dhe ndryshuan botën. Ata më thërrasin mua. Dhe kjo është mënyra në të cilën unë e përgatis veten për detyrën që duhet të bëj.

Një detaj që ra në sytë e medias dhe publikut në inagurimin e presidentit Joe Biden ishin vathët që Gorman mbante, një dhuratë nga Oprah Winfrey në shenjë simbolike, pasi vathë të tillë të ngjashëm mbante edhe Maya Angelou e cila recitoi një poezi në inagurimin e Bill Clinton në vitin 1993.