Aktualitet

Pogradec, eksploziv banesës së një ish-inspektori të Pyjores!

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e një ish-inspektori të Pyjores në Pogradec. Policia njofton se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të murit rrethues, të shtëpisë së shtetasit Arben Xhukellari, në fshatin Vërdovë.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk pati të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, duke u dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme të banesës.

Policia e Pogradecit nisi hetimet e po punon për identifikimin, kapjen e autorit apo autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.