Dilema Sociale Sociale

Polemisti Erion Kristo: Politika tall lesht me popullin, ata nuk respektojnë ligjin, ndërsa unë…

Mbrëmjen e djeshme në programin “Dilema Sociale” ishte i ftuar në Top Albania Radio, polemisti Erion Kristo.

Në një intervistë me Eno Popin u diskutua shqetësimi më i madh i momentit, pandemia e koronavirusit dhe moszbatimi i rregullave. Ndërsa masat mbrojtëse nuk vihen në zbatim nga kreu i shetit, çfarë mund të pritet nga qytetarët e thjeshtë?!

Midis fjalëve dhe retorikës, veprat po tregojnë tregojnë të kundërtën. Politika dhe personazhe të njohur po vazhdojnë me angazhimet e tyre pa respektuar rregullat. Statusi i tyre ju jep imunitet dhe ata që gjobiten janë njerëzit e thjeshtë.

Për mua shqetësimi ngelet i madh, themelor dhe bazik; Ligji vlen vetëm për një masë të popullsisë apo vlen për të gjithë?!

Masat vlejnë vetëm për një masë të popullsisë apo për të gjithë.

Pse shoqëria shqiptare është e ndarë ashtu sikurse ishte e ndarë shoqëria meksikano-jugore. Pra njerëzit që kanë mundësi, njerëzit që kanë para, duhet të sundojnë jetën e gjithë të tjerëve të cilët nuk i kanë këto mundësi dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm dhe ka të bëjë me thelbin tonë dhe me thelbin e jetës tonë…

Jam i bindur që gjobat duhet të zbatohen për të gjithë dhe këtë unë e kam kërkuar jo vetëm tani, që tani ja bën “mu” dhe është kaq e dukshme që politika po ‘tall lesht’ me një fjalë me gjithë publikun, për shkak se të gjitha veprimtare njerëzore, si shëtitja nga liqeni për shembull që nuk lejohet të shkojmë pa maskë, natyrisht edhe aty ka shkelje, ndërkohë veprimtaritë politike lejohen…

Pra Erion Kristo mendon se populli ka të drejtë për kryeneçësinë deri në një farë pike, kur ai betë nuk lejohet të marrë frymë nga liqeni dhe personazhet e njohura mund të festojnë apo të vazhdojnë veprimtaritë e tyre… është e papranueshme, madje ai e cilëson si një “tallje”.