Aktualitet

Policia arreston “bastexhinjtë” në Fier dhe Vlorë/ Operacion kundër lojërave të fatit, 6 në pranga dhe 5 të tjerë në hetim!

3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.

Policia e Vlorës bën me dije informacioni është marrë në rrugë operative, ndërkohë që ka njoftuar se janë nën hetim 3 persona të tjerë. Janë sekuestruar dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular. 3 kanë qenë rastet e lokaleve të goditura dhe janë arrestuar të tre pronarët.

Aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika bastesh janë bllokuar. Gjithashtu blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.

Aksion kundër lojërave të fatit në Fier

Një tjetër aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit është zhvilluar në Fier, ku për pasojë kanë rënë në pranga tre persona, dy të tjerë janë vënën nën hetim, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i një lokali.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë goditur 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit përmes celularëve, ku blutë e Fierit sekuestruan 9 prej tyre.

Mësohet se është arrestuar Irakli Mëngjezi, 26 vjeç, punonjës dhe u shpall në kërkim punonjësi i lokalit Shkëlzen Babolli, 46 vjeç.

Ndërkohë është arrestuar edhe Dashamir Dauti, 37 vjeç, i cili në një lokal në pronësinë e në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. Për të njëjtën arsye në pranga ka rënë edhe Avni Dauti, 47 vjeç, pasi e ushtronte aktivitetin në loklain e tij në lagjen në lagjen “Apollonia”

Sakaq është vënë nën hetim shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.