Sociale

Policia e Fierit në aksion, gjobit shoferin që hodhi sende nga automjeti në lëvizje

Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë.

Sipas nenit 15, germa “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.

Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

Ndërkaq Policia Rrugore e Fierit ka vijuar çdo ditë me kontrolle për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Lajm në vijim…