Sociale

Policia e Shtetit nxjerr në shitje qentë, Lisa më i shtrenjti; kushton 20 mijë lekë

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur sot ankandin për shitjen e tyre.

Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij, ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës të datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë (74 euro) për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë (186 euro) për më të rinjtë.

Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që ka në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre.