Aktualitet

Policia kontrolle për makinat e blinduara, shoqërohet nipi i deputetit socialist

Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahaman Rrajës. Deri tani janë bllokuar tre automjete për të cilat po kryhen verfikime. Ramazan Rraja është shoqëruar për kontrolle të detajuara

Policia e Shtetit po kryen një kontroll për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në Kodër Kashar. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahaman Rrajës.

Deri tani janë bllokuar tre automjete për të cilat po kryhen verfikime. Ramazan Rraja është shoqëruar për kontrolle të detajuara.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë Krujës për t’u marrë në pyetje por në atë kohë nuk është gjetur. Po ashtu Rraja, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal.

Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtate muaj ne Shqipëri kam qendruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja aso kohe.