Aktualitet

Policia liron 30-vjeçarin shqiptar të marrë peng në Angli/Për lirimin kërkoheshin 400 mijë paund!

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit morën informacion se një 30-vjeçar shqiptar ishte marrë peng në Angli nga persona me aktivitet kriminal dhe kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij. Bëhet e ditur se blutë shkëmbyen informacion me kolegët britanikë, që zhvilluan operacionin policor të koduar “Pengu”, që vazhdon dhe autoritetet nuk japin shumë detaje. Në njoftimin paraprak zyrtar thuhet:

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike. Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.

Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.

Duket se përplasja për të ashtuquajturat “Shtëpi të barit” çoi në pengmarrjen e 30-vjeçarit në Britaninë e Madhe.