Aktualitet

Policia Rrugore aksion në Berat e Gjirokastër, qindra gjoba si pasojë e kontrolleve!

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer kontrolle të vazhdueshme për ndëshkimin e të gjithë shoferëve që janë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku si rezultat janë pezulluar 2 patenta si dhe janë vendosur 411 gjoba.

Gjatë kontrollove të zhvilluara javën që lamë pas, 2 prej shoferëve të cilëve i është pezulluar patenta, u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Ndërsa 411 gjobat e vendosura janë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat janë konkretisht : 189 masa për parakalime të gabuara, 62 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 2 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, 109 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, 49 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Gjithashtu janë bllokuar dhe 3 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Policia rrgire njofton se kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, ndërsa janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Burime zyrtare bënë me dije se janë proceduar administrativisht gjithsej 321 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Ndërkohë në pranga kanë rënë 3 persona.