Aktualitet

Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’, tetë persona në pranga 52 leje drejtimi të pezulluara!

Tetë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 52 të tjerë iu është pezulluar leja drejtimit për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga të arrestuarit 5 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 3 të tjerët nuk kishin leje drejtimi.

Gjithsej janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat: 10 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për shpejtësi deri në 40 deri në 60 km/h mbi normën e lejuar.

Policia i ka konstatuar shoferët në në akset rrugore Tiranë – Durrës – Fier – Vlorë, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamera, aparate fotografike, alkooltestues, dhe mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjithashtu në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 1950 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.