Aktualitet

Policia Rrugore me kontrolle intensive, nëntë të arrestuar dhe qindra të ndëshkuar gjatë ditës së sotme!

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar nëntë persona, pasi pesë prej tyre drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe katër të tjerë nuk kishin leje drejtimi.

Policia ka konstatuar gjithashtu qindra shkelje që janë parakalimet e gabuara, qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit, etj.

Janë skanuar 221 raste me shpejtësi tej normave të lejuara, disa prej tyre iu është pezulluar leja drejtimit dhe të tjerët janë ndëshkuar me gjoba.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh:

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues motomjetesh  për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia ka monitoruar të gjithë rrugët e vendit me makinat inteligjente, radarë, kamera dhe drone.