Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Policia u bën apel shoferëve të ecin me shpejtësi të ulët dhe mos bëjnë parakalime të gabuara/ Paralajmëron për segmentet ku ka rënie gurësh dhe dheu.

Policia e Shtetit ka apeluar shoferët që të kenë kujdes në disa akse të vendit, ku ka prezencë të shtuar të ujit për shkak të motit të keq.

Gjithashtu, në njoftimin e publikuar prej tyre, theksohet se kujdes duhet treguar edhe në disa segmente rurale, ku ka rënie dheu e gurësh, si dhe prezencë të mjegullës.

Policia e Shtetit gjithashtu, kërkon nga shoferët që të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit si dhe për asnjë arsye të mos bëjnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme.

Njoftimi i Policisë:

Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.

Për çdo rast shërbimi i Policisë Rrugore është në gatishmëri për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe dhënien e ndihmës automobilistike dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.