Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Art & Kulturë

Polifonia që tërheq turistë, në verë priten shumë festivale në Gjirokastër

Në Gjirokastër, kënga polifonike është duke u promovuar përmes krijimit të teksteve të reja dhe përfshirjes së fëmijëve në grupe polifonike. Njëri prej mjeshtrave të polifonisë Arjan Shehu tregon se nëse UNESCO nuk do ta kishte njohur dhe mbrojtur pak do ti dihej vlera.

Sot ai shpreson që polifonia të përdoret si aset krahas trashëgimisë, kulturës dhe natyrës.

Përfshirja e fëmijëve si pjesë e grupeve polifonike është sipas muzikantit Gentian Selfo një qasje shumë e mirë ndaj kësaj trashëgimie. Polifonia dhe njohja e mirë e ritmit është diçka që i zbavit fëmijët dhe një mënyrë e mirë për të evidentuar talente.

Eventet e verës megjithëse do të jenë shumë të kufizuara në pjesëmarrje për shkak të masave do ta risjellin polifoninë në qendër të vëmendjes kombinuar me zërat e fëmijëve.

Artistët e vjetër dhe të rinj po përpiqen të krijojnë ndërthurje mes polifonisë, këngës qytetare dhe folklorik koreografik. Përfshirja e vizitorëve për tu bërë pjesë e grupeve të këngëve dhe valleve do të jetë e veçanta e sezonit.