Gossip Ndryshe Politikë

Politikanët nën rolin e bandës më të madhe kriminale! Artan Hoxha iu vendos rolet nga Rama, Basha deri tek Monika…

Gazetari i njohur, Artan Hoxha njihet për opinionet e tij publike, veçanërisht sa i përket politikës.

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsanon Rrapi dhe Palomën, Artan Hoxha diskuton rreth politikës, zgjedhjeve elektorale dhe për qeverinë aktuale.

Gjatë intervistës, të quajtur “Rock Politik” Hoxha thekson se Kryeministri Rama, është ai që ka mësuar bosat e krimit deri tek pastrimi i parave.

Duke u nisur nga kjo temë kaq delikate, Salsano dhe Paloma nxiten të krijonë lojën e tyre të zakonshme, duke i propozuar Hoxhës politikanët më të njohur dhe ai duhet t’i krahasojë me bosat më të mëdhenj të krimit në botë.

Lulzim Basha – Basha ngjan si Don Paco Herrera, është ai që vishej e krihej bukur, por kishte ca probleme numerale.

Edi Rama – Rama është një tip që edhe qejfi ja ka, por edhe nuk ja mba… është fiks një nga vëllezërit Rodriguez, Gilberto Rodríguez Orejuela.

Sali Berisha – Berisha është fiks tipi i Toto Rina-s.

Ilir Meta – Meta është mes këtyre hiearkistëve të krimit botëror, ngjan me meksikanin Miguel Ángel Félix Gallardo që fillimisht kishte qenë polic, pastaj u bë bosi i krimit.

Monika Kryemadhi – Griselda Blanco, ‘Vejusha e Zezë’ sepse është njëlloj si ajo, ka të njëjtën etje, ego, aftësi, ja ka marrë partinë burrit dhe jam i sigurt që nuk do ta lëshojë më.