Gossip

‘Pordhët’ e A…… nuk do t’i duroja dot! Për kë e ka Olti Curri?!

Olti Curri është një ndër tekstshkruesit më të mirë e të kërkuar në vend, i cili është marrë prej vitesh me këtë gjë e madje ka bërë tekstin e këngës së Anxhela Peristerit “Karma” që na përfaqësoi në “Eurovision”. Por të gjithë kemi qenë pak kurioz të dinim se për kë nuk do të bënte kurrë tekste Olti dhe këtë kuriozitet ai na e ka shuar gjatë një interviste në “VIP Dado”, ditën e sotme.
Ai është një person shumë i drejtpërdrejtë dhe sigurisht që do të përmendte emra, e ndër personazhet që ai nuk do të preferonte të shkruante tekste janë; Tuna, Getoari, Shkurte Gashi, motrat Mustafa, Adelina Tahiri dhe Adelina Ismaili.
Më pas ai ka shtuar duke thënë se Adelina ishte shumë mendjemadhe dhe nuk do ta duronte një sjellje të tillë.

Dihen tangërlliqet e Adelinës, ‘pordhët’ siç i themi ne, kështu që nuk do t’ia duroja dot

Gjatë intervistës ai u shpreh se duhet qartësuar termi “këngëtar”. Kjo pasi ai i quante shumjë prej tyre si performues, sipas tij nuk kanë ndonjë vokal të jashtëzakonshëm, por kanë mënyrën e performancës që marrin klikime.

Kanë mënyrat e performimit, marrin klikime përmes videove, makinave të shtrenjta, objekteve të luksit, seksit, gjithçka tjetër si këto.