Auto & Moto

Porsche vendos! Makina e famshme do të vijë në këtë version…

Së fundmi Porsche ka vendosur që makinën e saj të famshme 911 ta sjellë në versionin “rally”. Porsche 911 Dakar është shfaqur për herë të parë në Automobilty Los Ángeles. Ky version i ri do të kushtojë rreth 250 000 euro dhe do të ketë të disponueshme vetëm 2500 njësi.

Duke qenë se është një makinë “off road”, Pirelli ka vendosur që për këtë Porsche të prodhojë goma specifike, që quhen Scorpion All Terrain Plus. Motori i Porsche 911 Dakar do të ketë 480 kuaj fuqi, me një shpejtësi maksimale të kufizuar deri në 240 km/h.

Rikujtojmë, se makina elektrike Porsche Macan do të jetë makina e dytë tërësisht elektrike e kompanisë, pasi Taycan arriti suksesin e pritur. Macan ende mbetet modeli më i shitur i Porsche por vetëm për shkak të vonesave të Taycan. Kompanisë iu desh kohë e gjatë për zhvillimin e versionit elektrik për SUV-në e saj më të vogël, duke e ditur shumë mirë se ai kishte të gjitha shenjat për t’u bërë një sukses i menjëhershëm me klientët.

Vetëm pak para IPO-s, Porsche shpërndau një memorandum të gjerë investimi me klientët e saj potencial. Ndërkaq, porositë për Porsche Cayman 718 GT4 RS 2023 do të fillojnë së shpejti te klientët australianë. Këto porosi lokale të Cayman-it më të shpejtë dhe më ekskluziv që është krijuar ndonjëherë nga Porsche pritet që të fillojnë në nëntorin e këtij viti vetëm një vit pasi makina u prezantua te publiku botëror.