Celebrities Film & Tv

“Portokalli” sjell imitime të shkëlqyera dhe nuk na zhgënjen as këtë herë!

“Portokalli” është programi i parë i humorit në Shqipëri dhe ka rezultuar më se i suksesshëm. Në një vend kur emisionet e humorit janë përhapur gjerësisht, dhe ku “artistët” mendojnë se është një zhaner më se i thjeshtë, “Portokalli”, është ai emision që i ka rezistuar kohës.

Personazhet e këtij programi janë shumë të dashur për të gjithë, dhe kjo ka ardhur si pasojë e punës së tyre të palodhur. Nëse mendoni se e gjitha lidhet me talentin e padiskutueshëm të tyre, gaboheni. Suksesi ka ardhur si pasojë e vullnetit, guximit dhe lodhjes së tyre për të sjellë imitime vërtet të arrira.

Lidhur me punën, e rëndësishme poashtu është që ata t’i kushtojnë vëmenje dhe kohë gjetjes së personazheve, që më pas t’i realizojnë sa më mirë ato. Lidhur me gjetjen e personazheve, duket se aktorët e “Portokalli-së”, ia dalin të përzgjedhin ato të duhurit.

Nga imitimet më të pëlqyera të publikut, në një kohë vërtet të shkurtër, janë personazhet e “Big Brother Vip”. Nga prezantuesja Arbana Osmani, deri te opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, realizimet kanë qenë të shkëlqyera.

Një tjetër imitim po aq i suksesshëm, ka rezultuar edhe ai i Arjan Çanit, me video të cilat kanë marrë mijëra klikime në YouTube dhe janë shpërndarë shumë edhe në rrjete sociale.

Ndërkohë, një tjetër program që ka thyer rekordin e shikueshmërisë është pikërisht “Për’puthen”, personazhet e të cilit, gjithashtu nuk do të mund të mos silleshin në mënyrë perfekte nga aktorët e talentuar. Nga moderatorja Bora Zemani, te njëri nga djemtë Bruno, e deri te Mikela dhe Ada, imitimet kanë qenë vërtet argëtuese për t’u parë.

Siç dihet mjaft mirë nga shikuesit e “Portokalli-së”, programi nuk ndalet vetëm te emisionet, për të vazhduar më tej edhe me imitimet e politikanëve. Njëri nga ta, një realizim i dashur për publikun prej shumë vitesh tashmë, është pikërisht Edi Rama.

Për ta vazhduar më tej, në një dyshe të sjellë në formën më të mirë të mundshme të Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, “Portokalli” edhe këtë sezon, nuk mund të na zhgënjente!