Celebrities

Portretet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ankand në Londër! Vlera shkon deri në miliona dollarë!

Portretet e famshme të Andy Warholit të Princeshës Diana dhe Princit Charles do të dalin në ankand në Londër më 10 tetor. Këto vepra, të titulluara “Portreti i Princeshës Diana” dhe “Portreti i Princit Charles”, u krijuan në vitin 1982 dhe bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së çiftit nga fotografi Lordi Snowdon.

Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, pikturat përshkruajnë në mënyrë mahnitëse princeshën dhe princin, duke i dhënë një pamje unike dhe të gjallë. Piktura e Dianës pritet të arrijë vlerën nga 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga 1.3 deri në 1.9 milionë dollarë.

Në portretin e Dianës, ajo shfaqet me një fustan jeshil smeraldi, mëngë të fryra dhe një rreth me gurë të çmuar. Warhol e ka pikturuar atë në tone gati njëngjyrëshe. Ndërsa Princi Charles paraqitet në uniformën e zezë ushtarake, me një sfond blu të ndezur.

Ky ankand vjen pas sukseseve të mëparshme të veprave me temë Princesha Diana, përfshirë shitjen e një fustani ngjyrë vjollcë për 1.1 milion dollarë dhe një bluze të mbretëreshës që theu rekorde duke u shitur për 381,000 dollarë. Këto vepra artistike të Warholit pritet të sjellin një interes të madh dhe vlera të larta në treg.