Celebrities

Portreti i Dafina Zeqirit, në bluzen e reperit të famshëm amerikan!

Na u zbukurua dita! Reperi i famshëm amerikan, Diddy është shfaqur në një video në Instagram me një bluzë të këngëtares së famshme, Dafina Zeqirit, e cila ka gjithashtu portretin e saj në shpinë. Ai ishte duke shijuar ditën me familjen e tij pranë pianos.

Vetë Dafina e ka vënë re këtë detaj e cila sigurisht është ndier mjaft e lumtur dhe ka reaguar menjëherë. Ajo ka ripostuar videon e reperit në Instagram duke shkruar:

Cfarë e hëne! Diddy i veshur me një prej bluzave të mia “King”.

Rikujtojmë, se Dafina ka vetëm pak ditë që ka konfirmuar rikthimin e saj me DJ Geek. Dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ne i urojmë Dafit një jetë plot lumturi!