Bota Travel

Portugali-Singapor, hapet linja e re e udhëtimit me tren që zgjat 21 ditë!

Me linjën e re hekurudhore të hapur në Laos në fillim të dhjetorit, do të marrë jetë udhëtimi më i gjatë me tren në botë. Një udhëtar që merr trenin nga Portugalia do të jetë në gjendje të arrijë në Singapor pas 18,755 kilometrave, që sipas ekspertëve do të duhen 21 ditë udhëtim, që treni të arrijë në destinacion.

Gjatë këtij udhëtimi treni do të kalojë nëpër 13 shtete të ndryshme si Spanja, Polonia, Bjellorusia ( Europë), Mongolia, Tajlanda dhe Malajzia (Azi).

Megjithatë në këtë udhëtim tre javor do të ketë ndalesa, pasi për kalimin në disa vende nevojiten viza dhe dokumentacione tjera.

Ndërsa turizmi hekurudhor vazhdon të zhvillohet në mbarë botën me shtimin e rrugëve të reja, kjo linjë ishte një lajm shumë i mirë për entuziastët e udhëtimeve me tren.

Kostoja e udhëtimit më të gjatë me tren në botë, do të jetë nga 1 mijë, deri në 1 mijë e 755 euro për person.

https://twitter.com/Locati0ns/status/1470041690492657673?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1470041690492657673%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2Ftravel%2F2021%2F12%2F14%2Fportugal-to-singapore-could-be-the-longest-train-journey-in-the-world-but-how-much-does-it