Bota

Portugalia rithekson zotimin për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor

Portugalia si vend që ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian rikthekson zotimin për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor duke e veçuar mes prioriteteve. Këtë e deklaroi kryediplomati portugez, Augusto Santos Silva në Komisionin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Europian.

“Fillimisht ne synojmë hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi por gjithashtu do të përpiqemi për miratimin e kuadrit negociues dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, – theksoi Silva.

Më tej nënvizoi se “Portugalia do të përpiqet t’i organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Tiranën e Shkupin në gjysmën e parë të vitit”. Shefi i diplomacisë së Lisbonës u shpreh se “hapja e bisedimeve të pranimit me Tiranën dhe Shkupin është mes përparësive të presidencës portugeze”.