Showbiz

Post Malone flet për albumin e ri: “Do të jetë më i miri që keni dëgjuar ndonjëherë”

Reperi i suksesshëm Post Malone ditët e fundit ka bërë një sërë postimesh në rrjetet sociale ku tregon për tatuazhet më të reja që ka bërë në kokë.

Ai theksoi se koleksioni i tij i veçantë vjen për shkak të pasigurisë që ndjen rreth pamjes së tij. “Kur nuk më pëlqen diçka tek pamja ime e jashtme i vendos sipër një tatuazh dhe them ok tani dukesh më mirë” -tha ai për “GQ”

Gjatë intervistës, Malone shtoi se është duke punuar për albumin e tij të 4-t diskografik i cili theksoi se do t’i suprizojë të gjithë.

25-vjeçari shtoi se Amerika po kalon një periudhë të çmendur edhe për shkak të karantinës. Gjatë kësaj kohe Post Malone ka qenë duke realizuar këngë të reja dhe premton se ky album do t’i kalojë të gjitha pritshmëritë.