Celebrities Fashion Showbiz

Postimi i fundit i Jennifer Lopez nuk ka nevojë për koment!

Bukuria e këngëtares më të dashur dhe më të njohur në të gjithë botën, Jennifer Lopez nuk ka nevojë për fjalë dhe ajo e di këtë shumë mirë. Bukuroshja 52-vjeçare, së fundmi ka postuar një selfie si një rrjetin e sj social Twitter ashtu edhe në Instagram.

https://twitter.com/JLo/status/1453124909140373507

Në selfie-n e postuar këngëtarja por njëkohësisht edhe aktorja tregonte grimin e saj të përsosur dhe fytyrën e saj pa asnjë defekt. Ajo kishte veshur një këmishë shumëngjyrëshe që shkëlqente me një shumëllojshmëri gurësh të çmuar blu, të kuqe, jeshile dhe argjendi. Në vend të fjalëve, ajo kishte zgjedhur që të vendoste vetëm disa emoji.

Postimi në rrjetet sociale vjen vetëm disa orë pas ‘E! News’ raportoi se ajo dhe partneri i saj Ben Affleck po bënin gjithçka që të mundeshin për të parë dhe për të qëndruar më shumë me njëri-tjetrin edhe pse gjatë xhirimit të filmave ata ndodhen në vende të ndryshme. Burimi është shprehur se:

Ata të dy janë duke filmuar gjatë javës në sheshxhirime, por janë edhe duke u takuar sa herë që është e mundur. Ata po planifikojnë oraret e tyre në mënyrë që të jenë të sigurt se do ta shohin dhe do të takohen me njëri-tjetrin pothuajse çdo ditë. Gjërat po shkojnë shumë mirë mes tyre dhe ata po qëndrojnë të lidhur. Pavarësisht se dyshja janë të zënë me projektet e tyre, por arrijnë të menaxhojnë gjithçka në mënyrë që të kenë kohë edhe për të qenë bashkë.

Lopez aktualisht është duke filmuar ‘The Mother’ në Vancouver, ndërsa Affleck ka qenë duke punuar shumë në ‘Hypnotic’ të Robert Rodriguez, një film i cili po xhirohet në Teksas. Dyshja kaluan shumë kohë së bashku këtë verë pas rindezjes së marrëdhënies së tyre që në muajin maj dhe punuan edhe për bashkimin e familjeve të tyre.

Të dy partnerët patjetër që do ta shohin më shumë njëri-tjetrin në dy muajt e ardhshëm pasi disa burime pranë ‘Enterainment Tonight’ kanë thënë se se ata po mendojnë që të planifikojnë që të kalojnë më shumë kohë së bashku gjatë pushimeve.