Celebrities Gossip Showbiz

Poston foto si Vito Corleone, Capital T habit ndjekësit!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Vetëm pak më parë Kapo ka postuar një foto profesionale të tij në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në dorë një mace dhe e ka krahasuar veten me personazhin Vito Corleone nga filmi shumë i njohur, The Godfather. Gjithashtu në postim Kapo ka shkruar një shprehje krahas fotos:

Një mik duhet të nënvlerësojë gjithmonë virtytet e tua dhe një armik duhet të mbivlerësojë gabimet e tua

Së fundmi kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.