Celebrities Gossip Showbiz

Pothuajse nuk njihet, veshja e Kanye West tërheq vëmendjen e të gjithëve!

Kanye West ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me zgjedhjen e tij të modës gjatë një takimi në Los Angeles. Këngëtari dukej sikur po përpiqej të kalonte në mënyrë të fshehtë, ndërsa vendosi një maskë të zezë që mbulonte fytyrën.

Ai gjithashtu kishte veshur çizmet e tij të mëdha, një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse të ngjashme ndërsa mbështetej pas një porte. Dalja erdhi vetëm disa orë pasi Kanye, i cili tani quhet ligjërisht ‘Ye, kishte lënë një seancë në studio me Big Sean dhe French Montana. Pamja e tij vjen në një kohë kur ai duket se është në mosmarrëveshje me ish-gruan Kim Kardashian.

Ndërsa ylli i realitetit televiziv Kim, , po shijon kohën me të dashurin e ri Pete Davidson, Ye ka qenë në lidhje me Julia Fox. Ye vendosi në shënjestër yllin e “Keeping Up With The Kardashians” për lejimin e vajzës së tyre North, të vazhdonte të bënte video TikTok.

Në një intervistë të fundit me Jason Lee për një episod të “Hollywood Unlocked”, krijuesi i hiteve pranoi se ai nuk është një fans i aplikacionit të videove virale dhe nuk i pëlqen veçanërisht fakti që vajza e tij e madhe, North është bërë pjesë e TikTok shumë herë gjatë muajve të fundit. Ai gjithashtu falenderoi Travis Scott që i dha adresën për festën e ditëlindjes së vajzës së tij Chicago javën e kaluar.