Auto & Moto Botë e Çuditshme

Pra për të zbuluar gjininë e bebit mund t’ju vijë në ndihmë një Lamborghini, investitori vjen me idenë e pazakontë!

Një Lamborghini me vlerë 300 mijë paund është përdorur për të realizuar “gender reveal” më të shtrenjtë ndonjëherë në historinë e Britanisë së Madhe. Një investitor i pasur në tregun imobilar dhe bashkëshortja e tij ishin dyshja që realizoi prezantimin mahnitës së gjinisë së bebit në një festë luksoze, për të cilën në total u shpenzuan 340 mijë paund.

Steven Hamilton, i njohur në rrjetet sociale si “H3steven” ideoi festën e çmendur së bashku me gruan e tij Isabella Rowles, duke zbuluar në mënyrën më ekstravagante gjininë e fëmijës së tyre. Planifikimi filloi gjashtë javë para datës së zbulimit të gjinisë, me makinën “Lamborghini Urus” të Steven-it që u fut në servis për të dalë prej andej më pas i lyer me ngjyrën blu, që përfaqëson djalin që çifti pret të vijë në jetë.

Ekipi i Steven-it gjithashtu ia dorëzoi zarfin e çmuar që fshihte gjininë, personazhit të famshëm televiziv Yianni Charalambous, yll i shfaqjes së makinave Yiannimize dhe ekspert i makinave për të pasurit e famshëm. Yianni dhe ekuipazhi i tij punuan për ta mbajtur projektin tepër sekret dhe larg çdo paparaci.