Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Pra, të zbukurohesh para se të sjellësh në jetë një fëmijë është bërë trend?! Hidhini një sy blogeres Indy Clinton…

Lindja e fëmijës është përvoja më e bukur dhe një grua australiane e bëri atë në një mënyrë shumë të veçantë. Blogerja Indy Clinton jeton në Sydney me bashkëshortin e saj, Benin dhe djalin e tyre, Navy, ndërsa në prag të ardhjes në jetë të vogëlushes vendosi që të shkëlqente në fotografinë e parë së bashku.

@indyclinton

It’s 4.45pm, we are meant to be at the hospital at 5pm and we are running very late 😅 off to a good start, stay tuned for updates 🫶🏽

♬ original sound – indyclinton

Ajo u ka treguar ndjekësve në rrjetet sociale për përgatitjet para se të shkonte në spital. Indy nuk tregoi shenja nervozizmi. Para së gjithash, ajo e çoi djalin e saj në kopsht dhe më pas iu përkushtua vetes. Shkoi për një manikyr dhe pedikyr, kurse më pas shkoi në shtëpi për të tharë dhe rregulluar flokët.

“Duhet të dukem e shëmtuar gjatë lindjes së një fëmije? Jo!”, thotë ajo në një video që është parë nga mbi një milion njerëz. 

@indyclinton

I’m ready!!!! now just waiting on one thing… 🤔

♬ original sound – indyclinton

Më në fund, rezultatin e ka treguar ndërsa në krahë mbante vajzën e vogël të cilën e quajti Bambi Valentine.

Vajza jonë është këtu.

Indy mori komplimente për pamjen e saj në komente dhe shumë nëna pranuan se e kishin bërë vetë diçka të tillë përpara se të lindnin fëmijët.