Aktualitet Bota

Prag krishtlindjesh, Greqia shtrëngon sërish masat anti-COVID!

Kur mbeten edhe pak ditë nga festat, Greqia ka shtrënguar masat e qarkullimit në pikat kufitare.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vend nga data 19 dhjetor ora 06:00 duhet të kenë një test negativ të 48 orëve të fundit pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes. Masa do të hyjë në fuqi nga e diela 19/12 në 06:00.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë lidhet drejtpërdrejt me rastet e variantit Omicron ku lëvizjet në prag të Krishtlindjeve pritet të rriten.