Live From Tirana Politikë

Pranvera Borakaj për partitë politike në Shqipëri: “Ende flitet për ujë 24 orë, ndërkohë që bota…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur për të rinjtë që i janë futur botës së politikës ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, gazetarja Pranvera Borakaj. Por çfarë mendimi ka Pranvera për të rinjtë që votojnë për herë të parë, përfshirjen e tyre në politikë dhe si shihen ata në shoqëri…për më tepër ajo sqaron:

Duket sikur moshat e mesme ose të moshuarit janë skeptikë për të rinjtë dhe janë partizan të emrave të vjetër të politikës. Edhe ne në emisione kërkojmë politikanë të një peshë të rëndë. Të rinjtë përgjithësisht mendojnë se po priten mirë nga njerëzit. 18 vjeçarët mendoj që duhet patjetër të shkojnë të votojnë, të jep një lloj fuqie e drejta e votës, ndiehesh më i maturuar pavarësisht nëse je ose jo i bindur për një forcë politike.

Të rinjtë duhet të heqin dorë nga ideja se nëse kjo politikë vjen në pushtet do të më gjejë një vend pune. Të rinjtë dhe jo vetëm nuk kanë besim të partitë politike dhe kanë të drejtë sepse kanë një lloj zhgënjimi nga partitë politike. Shqipëria në 30 vite është zhvilluar falë bizneseve ndërsa nga politika kur dëgjon ende që në 2021 flitet për ujë 24 orë ndërkohë që bota ka ecur me një zhvillim të jashtëzakonshëm, duket pak primitive. Vajza ime nuk ishte mësuar që mund të iknin dritat dhe mendonte se rituali i ndezjes së qirinjve ishte vetëm kur kishte ditëlindjen. 

Unë besoj që në parti të mëdha dhe në parti të vogla ka individë shumë të mirë. Brenda në listat e partive ka djem dhe vajza me shumë integritet që me vërte duan të bëjnë diçka. Me këtë sistem të ri mund të votojnë për individin. Unë po të isha 18-vjeçe nuk do të kisha entuziasëm për të shkuar për të votuar. Janë të njëjtët aktorë, të njëjtat premtime.