Botë e Çuditshme Celebrities Ndryshe

Pranvera Xhafa: “Kemi rreth 2 vite që jemi në fillimin e një kaosi…”

Studiuesja e shkencave okulte Pranvera Xhafa ishte e ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” në një intervistë shumë të veçantë. Ndër të tjera, Pranvera u shpreh edhe për fëmijërinë e saj, teksa pohoi se fëmijët janë më të zgjuar.

Unë hasa diçka në fëmijërinë time, e mendoja si diçka paranormale. Ne mund të lindim me dhunti paranormale, thjesht mënyra si rritemi na i kufizon dhe na i zhduk ato. Fëmijët janë gjithnjë më të zgjuar se ne, ata e dinë për çfarë kanë ardhur, por ne u imponojmë rregulla të kota që nuk është se u duhen.

Pranvera u ndal edhe te të ashtuquajturat vende të shenjta, por zbuloi se ato nuk e kanë më efektin e tyre të dikurshëm.

Këto pikat kanë ekzistuar edhe më parë. Ekzistojnë ende por nuk kanë më efekt. Këto pika strategjike janë prej elementeve që ndodhen, lartësisë, frekuencës së valëve që vetëshëron trupin në momentin që ti qëndron aty. Vendet që i kanë të gjithë elementet ujin, tokën, zjarrin janë të tilla, për shembull Shkodra, edhe Berati. Lumenjtë janë burime energjie. Por këto vende nuk kanë më të njejtin efekt për njerëzit.

Por a keni menduar ndonjëherë se disa vende në Shqipëri shumë shpejt nuk do të  mund të vizitohen më nga secili prej nesh?! Ja çfarë zbulon Pranvera në “Ndryshe”.

Do vijë momenti për shembull që në Butrint nuk do mund të hyjnë njerëzit, si edhe në pika të tjera.

Por duke komentuar ndryshimet me ritme shumë të shpejta që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në planetin tonë, Pranvera deklaron se:

Kemi rreth 2 vite që jemi në fillimin e një kaosi. 200 vitet e fundit kanë qenë shumë të errëta. Fillimi kaotik është për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë kanë jetuar, nga çfarë janë udhëhequr. Mund të jetë një koktejl gjërash. Do të kthehen 7 mbretëritë e botës, ku është edhe Mbretëria e Ilirëve.