Celebrities Ndryshe

Pranvera Xhafa: “Në verë tradhëtojmë më shumë sesa në dimër!”

Ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte e ftuar Pranvera Xhafa. Ajo merret me parashikimet e shenjave të zodiakut dhe është e informuar mbi mistikën dhe okultin. Fillimisht, Pranvera qartësoi cili është ekzaktësisht kuptimi i fjalës okult.

Fjala okult është gjëja e fshehur, por që ekziston… Okulte janë ato që nuk i shohin dhe i kuptojnë të gjithë.

Më tej, Pranvera shpjegoi se çfarë ushqimesh preferojnë njerëzit e ndryshëm në bazë të muajve që kanë lindur. Ajo tregoi se ata që kanë lindur në dhjetor, dhe në vitet e para të jetës së tyre kanë ngrënë mollë apo fruta të tjera të stinës, vazhdojnë t’i preferojnë ato. Ndërkohë, ata që kanë lindur në muajt e verës, kanë të preferuara frutat e stinës së verës.

Ato nguliten shumë shpejt në kujtesën e fëmijës. Kjo sepse i kujton më shumë shpirti sesa mendja.

Ndërkohë, Pranvera bëri edhe dallimin mes dëshirave dhe tërheqjes në stinën e verës dhe të dimrit. Ajo shpjegoi se vera krijon një larmishmëri dhe njerëzit flirtojnë e njohin e krijojnë aq shumë marrëdhënie sociale të çfarëdo lloji. Mirëpo, janë njerëzit e lindur në muajt e dimrit ata që kanë më shumë romancë e pasion në jetën e tyre.

Ndërkohë, lidhur me tradhëtinë, ajo shpjegoi se më shumë hormone prodhohen në verë, dhe në verë tradhëtojmë e flirtojmë më shumë. Në dimër të gjithë janë familjarë e të dashur.