Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Prej 14 vitesh kanë jetuar në shtëpi të ndryshme, çifti unik që mendon se kjo është zgjidhja ideale për një marrëdhënie të shëndetshme!

Janë së bashku prej 14 vitesh por qëndrojnë secili në shtëpi të ndara. Së fundmi, 69-vjeçarja Diana Luke dhe partneri i saj, Tim Hollingworth, po kërkojnë që më në fund të jetojnë së bashku për shkak të krizës së kostos së jetesës. Ata mendojnë në fakt se idealja do të ishte blerja e dy shtëpive me një derë ngjitur. Duke jetuar e lumtur vetëm për më shumë se 20 vjet, Diana Luke nuk kishte dëshirë të jetonte me partnerin e saj. Në fakt, 69-vjeçarja nga Sheffield, pranon se të kesh shtëpi dhe dhoma gjumi të ndara mund të jetë thelbësore për të funksionuar një marrëdhënie.

Kur Diana, një prezantuese radioje, takoi për herë të parë partnerin e saj Tim Hollingworth, në 2008, ata të dy kishin shoqëri me njerëz që kishin shumë drama në jetën e tyre dhe kështu që vendosën të mbanin shtëpitë e tyre individuale. Megjithatë, me rritjen e fundit të kostos së jetesës, si Diana ashtu edhe Tim menduan se do të kishte kuptim të kishin vetëm një grup faturash, në vend të dy, kështu që ata filluan të kërkonin një pronë të përbashkët. Edhe pse të dy janë dakord për një gjë, që shtëpia e tyre e re duhet të ketë dhoma gjumi të ndara!

Ndërkaq, një sondazh me 1,000 njerëz të moshës mbi 65 vjeç nga ‘Boom Radio’ zbuloi se pothuajse 46% e njerëzve thanë se gjumi në dhoma të ndryshme është jetik për të mbajtur gjallë lidhjen. Diana ndërkaq rrëfeu se:

Tim dhe unë nuk kemi jetuar kurrë së bashku. Kam jetuar për më shumë se 20 vjet vetëm. Tim po kalonte gjithashtu një marrëdhënie të vështirë. Ne kalojmë mirë kështu që pse duhet me patjetër të jetojmë bashkë? Por, në ekonominë aktuale dhe me gjithë këto fatura të çmendura që paguajmë për dy shtëpi menduam të jëtojmë së bashku por në dhoma të veçanta. Situata ime perfekte do të ishte blerja e dy shtëpive që janë të lidhura me një derë ngjitur. Ju jetoni jetën tuaj, shkoni tek njëri-tjetri, por nuk jeni gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.