Bota Botë e Çuditshme

Prej 2 dekadash magjistari zyrtar i Zelandës së Re, pushohet nga puna Ian Brackenbury Channell!

Qyteti i Christchurch në Zelandën e Re ka bërë me dije se ka hequr nga puna pas më shumë se 23 vitesh magjistarin e tij zyrtar. Ian Brackenbury Channell për vite me radhë u pagua 16,000 dollarë në vit për të ofruar “akte magjie” dhe promovimin e qytetit, por tashmë ai u shkarkua pasi pranoi se kishte goditur disa gra.

Channell konsiderohet si një atraksion turistik për Christchurch dhe shpesh bënte vallen e shiut kur vendi zaptohej nga thatësira. Pavarësisht se Këshilli Bashkiak i vendit e pushoi nga puna, Channell deklaron se do të vazhdojë të shfaqet nëpër qytet dhe të flasë me njerëzit siç ka bërë gjithmonë.

Jeta dhe puna e Channell janë në të vërtetë subjekti i një ekspozite aktuale në Festivalin e Trashëgimisë në Christchurch. Christchurch është i vetmi qytet në botë që ka pasur magjistarin e tij zyrtar që nga viti 1982. Në atë kohë, Channell ishte bërë tashmë “Vepra e Artë e Gjallë” e parë e galerisë së artit në botë. Organizatorët thanë se:

Për 40-vjet as titulli dhe as rolet shoqëruese nuk i janë dhënë askujt tjetër kudo në botë. Ai jo vetëm që krijoi identitetin e tij shoqëror por, si një teoricien dhe eksperimentalist kulturor ish-akademik, ai krijoi universin ekzistencial në të cilin ai jeton që nga viti 1972.

Channell lindi në Londër në 1932. Para se t’i hynte botës së magjisë, ai studioi psikologji, udhëtoi në Lindjen e Mesme dhe dha mësim në Teheran dhe Australi. Ai u emërua “Magjistar i Universitetit të New South Wales” nga zëvendës/kancelari i shkollës dhe sindikata e studentëve në 1969.

Ai u transferua në Christchurch në 1974 dhe shpejt u bë një interpretues dhe folës publik i njohur në Sheshin e Katedrales së qytetit. Qeveria e Zelandës së Re e quajtën Channell të shquar për “ringjalljen e artit të lashtë të retorikës”. Magjistari u njoh si një atraksion turistik dhe vlerësimet e tij u rritën.

Ai u emërua Kryegjyshi zyrtar i Canterbury në 1980 dhe caktoi një vepër të gjallë arti nga Shoqata e Drejtorëve të Galerisë së Artit të Zelandës së Re në 1982. Në vitin 1990, kryeministri i atëhershëm Mike Moore e emëroi atë Magjistar të Zelandës së Re.

Disa nga pikat kryesore të karrierës të magjistarit përfshijnë: kryerjen e vallëzimeve të shiut në Zelandën e Re dhe Australi gjatë thatësirave, pjesëmarrjen në protestat kundër prishjes së ndërtesave të trashëgimisë pas tërmeteve të Christchurch 2011 dhe ‘luftimin’ për ndryshimin e ngjyrës së qytetit në 1988.

Kur u pyet nëse do ta mallkonte Këshillin mbi vendimin e tij, magjistari tha se preferonte bekimet:

Unë u jap fëmijëve ëndrra të lumtura, shëndet të përgjithshëm të mirë dhe dua t’i bëj burokratët të bëhen më njerëzorë.