Celebrities Gossip Showbiz

Prej ditësh me pushime në Dubai, Kida zbulon se kush po e shoqëron…

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it shqiptar. Mbi më shumë se një muaj pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike”, duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Para pak javësh, ajo na zbuloi cover-in e albumit që ajo kishte paralajmëruar prej kohësh dhe na zbuloi disa detaje rreth tij. “Orchide” është albumi i parë i saj përgjatë gjithë viteve karrierë dhe është emri i plotë i këngëtares.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun finalizoi punën për albumin e ri muzikor “Orchide”, i cili u publikua në datë 21 dhjetor, teksa këngëtarja festoi edhe ditëlindjen e 24-të pikërisht atë ditë. Kida i bëri dhuratë fansave të saj dy surpriza. Teksa publikimi i “Orchide” ishte i pari, këngëtarja gjithashtu ka publikuar dhe këngën e saj më të dhe të shumëpritur “Mo j0”.

E së fundmi, bukuroshja po shijon disa ditë pushimi në Dubai, por gjithmonë ekziston kurioziteti se kush po e shoqëron. Vetë Kida e ka bërë me dije me anë të një postimi në Instastory. Ajo është e shoqëruar nga menaxheri i saj Enis Fetahu dhe partnerja e tij. Kështu këngëtarja ka hedhur poshtë aludimet se mund të jetë me partnerin e zemrës (ose thjesht nuk e shfaq në foto).

Gjithashtu më herët Kida ishte shprehur lidhur me albumin e saj se:

Pas më shumë se një viti punë dhe angazhim, jam super e lumtur të ndajë me juve datën dhe listën e këngëve të albumit tim të parë. Vullneti dhe dëshira që t’ju sjellë juve diçka që secili e gjen veten dhe kënaqet duke e dëgjuar këtë album, nuk më ka lënë të lodhem gjatë kësaj kohe. Pasi që është albumi i parë kam dashur ta bëj pak më personal dhe e kam titulluar me emrin tim, lançohet për ditëlindjen time edhe i ka 12 këngë si muaji i lindjes. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj që ju pëlqen albumi.