Celebrities Gossip Showbiz

Prej kohësh përflitet se janë ndarë, mos ndoshta Arbenita sapo e konfirmoi me një ‘thumb’ për Feron?

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi Arbenita dhe Fero kanë qenë në qendër të portaleve, pasi përflitet për një ndarje mes tyre. Dyshimet kanë nisur pasi dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Ishte vetë reperi ai i cili në një ‘video live’ u shpreh me ironi se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt.

Menjëherë ps kësaj, në formë ‘thumbuese’, modelja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video në Instagram e saj ku thuhet:

A mendon se janë të rëndësishëm burrat? Për çfarë?

Në portale është spekuluar se shkaktari i gjithë kësaj është futbollisti i njohur Neymar, pasi së fundmi Arbenita ka postuar një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se ylli i futbollit e ka kontaktuar duke i dërguar një ’emoji’ e mesa duket kjo mund të ketë shkaktuar probleme mes ish- çiftit tanimë.